(FOTO) Gol jetik dhe festimi simbolik! Ja për kë shkon dedikimi i lojtarëve të Turqisë

Turqia ka arritur të sigurojë një fitore me shumë vujtje përballë një Shqipërie që rezistoi 90 minuta në mënyrë heroike. Shpërdorimi i rasteve nga Rei Manaj dhe një gabim komplet njerëzor nga ana e Strakoshës bëri që Turqia të dal nga kjo mbrëmje me tre pikë mjaft jetike.

Goli i shënuar në minutat e fundit shakaktoi festë të jashtëzakonshme tek turqit duke shpërthyer në delir edhe mes tifozëve. Megjithatë pati një dedikim për golin e shënuar e jo thjeshtë gol i një fitoreje. Lojtarët u panë teksa festonin me simbolikën e nderimit ushtarak. Ky festim vjen për forcat e armatosura turke që po kryejnë sulme në Siri përballë kurdëve të cilsuar si terrorristë nga qeveria turke. /Sport Ekspres/