(FOTO) De Biazi, paraakord me Australinë?

0

Xhani De Biazi shkarkohet nga detyra si trajner i Deportivo Alavesit,  vetëm pak javë pasi mori drejtimin e skuadrës spanjolle.

Ish-trajneri i Shqipërisë mori drejtimin e Alavesit kur klubi spanjoll ishte në fund të tabelës,  pa asnjë fitore.

Me italianin Alavesi arriti dy fitore në kampionat e një në kupë,  por renditja mbetet mjaft shqetësuese, ndaj është arritur në marrëveshjen për prishjen e kontratës me efekt të menjëhershëm.

Ne faqen zyrtare ne facebook, trajneri ka azhornuar imazhin e panorames, duke vendosur Boterorin 2018. Shenje se tashme me Australine do ta drejtoje ai?

Nuk dihet ende nëse Alavesi ka vendosur divorcin, apo De Biazi kërkoi largimin, por e sigurt është që trajneri i njohur ka pasur bisedime me Australinë në të shkuarën dhe tashmë kombëtarja e vendit të kangurëve ka mbetur pa trajner, me Botërorin në horizont.

Madje, prova e radhës vjen nga facebook i tij, ku ka postuar një foto me imazhin e botërorit “Rusi 2018”.

Para pak ditësh De Biazi për Sport Ekspres konfirmoi pakënaqësinë e tij tek Alavesi: “Nuk e kthej dot ujin në verë. Prisja të gjeja një skuadër në cilësorë dhe ambient më të qetë, por është tepër e veshtirë”.

Sakaq, ne faqen e tij zyrtare në facebook, trajneri italian ka falënderuar klubin, lojtarët dhe tifozët:

“Gjëja e parë që them është: faleminderit Alaves! Faleminderit atyre djemve që punuan për të kthyer situatën, për të gjithë ata që ndihmuan dhe provuan të ndryshonin gjërat. Pengu më i madh është që nuk pata kohën e duhur për të krijuar një skuadër me një shpirt dhe identitet tjetër. Falënderoj edhe tifozët që kanë qëndruar gjithmonë përkrah skuadrës! Forca dhe besim djem! Forca Alaves!”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image