Flamurtari për shëtitje në Korçë, mbaron punë shpejt

Organizatorët e ndeshjes nuk tregohen serioz, ndërsa nga ora 13 kur e kanë pasur në kalendar e kanë luajtur në ora 10:00, pa e parë askush

Leonard Trebicka

Skënderbeu – Flamurtari 56-76

(18-21, 12-21, 12-21, 14-13)

Skënderbeu: Pëllumbi (8), Toska (11), Llazar (19), Jahollari, Gjika (6) / Haris (4), Doja (6), Myzeqari (2), M. Loçi, R. Loçi, Shallo, Hysenllari Trajner: B. Topi

Flamurtari: Joziç, Plasa (3), Nikpajljeviç (16), Çorto (15), Mijatoviç (8) / Myrto, Rrapaj (6), Hasanaj (4), Palko (14), Kostallari (6), Aliaj (4), Bleta Trajner: V. Toska

Gjyqtarë: J. Muho (Tiranë), E. Liço (Elbasan)

Vlonjatet në basketboll për femra, që kryesojnë superligën shqiptare të basketbollit, kanë arritur një fitore më shumë se të lehtë dje në pallatin e sportit “Tamara Nikolla të Korçës, teksa kanë mundur vendaset me 20 pikë diferencë Skënderbeun. Një “shëtitje” mund të quhet ky udhëtim i vlonjateve dje në drejtim të juglindjes së vendit. Në fakt, fitorja e vlonjateve dihej qysh përpara fillimit të takimit, madje edhe ndeshja ishte thjesht një formalitet në parket. Tre periodat e para i kanë fituar mikeshat dhe vetëm periodën e fundit korçaret arrijnë të marrin me një pikë. Për t’u veçuar është fakti se të tre periodat e para Flamurtarit shënon rregullisht nga 21 pikë, ndërkohë që ndeshja nis e bukur dhe me gjuajtje nga distanca, ku për vendaset bie në sy Llazar në këtë periodë, e cila realizon tre trepikëshat. Për mikeshat e saktë në këtë periodë ka qenë Çorto. 18-21 në favor të vlonjateve do të mbylleshin 10 minutat e para, ndërkohë që në periodën e dytë janë mikeshat që bëjnë diferencën.

Nga ky moment gjithçka flet për vlonjatet që thellojnë avantazhin e tyre dhe përpara se skuadrat të futeshin në dhomat e zhveshjes rezultati shënon shifrat 30-42. Në periodën e tretë trajneri vlonjat, Viron Toska, fillon të bëjë ndërimet e zakonshme duke aktivizuar deri në fund të gjitha lojtaret e stolit. Por perioda e tretë sërisht ka diferencën e madhe 42-63 në favor të mikeshave. 10 minutat e fundit janë thjesht një formalitet, teksa të dy ekipet luajnë me rezervat dhe Skënderbeu arrin që këtë periodë ta fitojë me një pikë diferencë 14-13, por krejt ndeshja mbyllet 56-76 në favor të Flamurtarit. Një fitore për vlonjatet që erdhi në më pak se një orë në Korçë, duke “mbytur” edhe më shumë Skënderbeun në fundin e renditjes dhe tashmë nuk ka asnjë shans që korçaret të shpëtojnë nga rënia. Skënderbeu dje është ngushëlluar vetëm me pikëshënuesen më të mirë të këtij takimi, Eda Llazar, e cila shënoi 19 pikë, ndërkohë që vlonjatet më e mira ishte Nikpajljeviç me 16 pikë të shënuara. Por gjithsesi mënyra se si u zhvillua ndeshja nuk është serioze, sepse në kalendar ka qenë në ora 13:00 për t’u zhvilluar dhe është luajtur në ora 10:00 e ka përfunduar për një orë. Megjithatë Flamurtari e ka merituar suksesin.

 

Tirana, fitore e vështirë me Gogën

Goga Basket – Tirana 84-88

(13-30, 27-17, 17-19, 17-22)

Tirana në basketboll për femra është rikthyer tek fitorja pas disfatës të së shtunës së kaluar në Vlorë. Ka triumfuar në Xhafzotaj ndaj Goga Basket, por në fakt suksesin e vet e ka vënë në rrezik. Perioda e parë është e shkëlqyer për vajzat e Roland Avramit, të cilat kanë fituar 30-13. Por Goga Basket përmirëson lojën dhe fiton periodën e dytë 27-17 dhe në pushim Tirana është në avantazh 47-40. Madje të besuarat e Miltjadh Drizës e ruajnë këtë ritëm dhe në periodën e tretë, ndërsa për herë të parë e të fundit kanë dalë në avantazh 57-56. Por vetëm kaq, Tirana fiton 19-17 dhe në përfundim të periodës së tretë ka kryesuar 66-57. Tirana fiton dhe periodën e katërt 22-17 dhe në fund 88-84.

 

Studentin siguron vendin e katërt dhe Play-off

Studenti – Vllaznia 58-47

(18-8, 19-10, 13-15, 8-14)

Studenti ka fiksuar vendin e katërt në renditje, por jo vetëm kaq, por dhe të qenit në Play-off. Sepse të besuarat e Fiorentina Mitkut kanë fituar me Vllazninë me 11 pikë diferencë, 58-47. Studenti e ka nisur mirë periodën e parë, të cilën e ka fituar 18-8. Fiton dhe të dytën 19-10 dhe në pushim ka kryesuar 37-17. Vllaznia përmirëson lojën dhe fiton periodën e tretë 13-15 dhe ngushton 50-32. 8-14 për shkodranet dhe në përfundim 58-47 për Studentin.

Basketboll-Kategoria e Parë, grupi A Femra

Java e gjashtëmbëdhjetë (21 mars 2018)

Skënderbeu – Flamurtari         56-76

Goga Basket – Tirana            84-88

Studenti – Vllaznia             58-47

Renditja

Skuadra            N    F    H          Kosh.                   P

Flamurtari        16   14   2    1227-1043            30

Tirana               16   13   3    1205-927             29

Goga Basket     16   12   4    1296-982             28

Studenti            16   6    10   1002-1240            22

Vllaznia             16   3    13   925-1206             19

Skënderbeu      16   1    15   879-1191             16

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *