Flamurtari paguan, të shtunën rihapet stadiumi

Ndonëse në letër është një ndeshje pa shumë rëndësi tashmë, sepse vendi i katërt është i pakapshëm dhe mbijetesa është matematike, Flamurtari ka vendosur ta luajë në Vlorë sfidën kundër Partizanit, të shtunën në orën 16:00.

Falë rregullores paksa qesharake që ka futbolli shqiptar, dënimi me dy ndeshje në fushë asnjanëse mund të shlyhet pas ndeshjes së parë, duke paguar 6 milionë lek.

Pasi është menduar gjatë, Sinan Idrizi ka vendosur të paguajë dhe ta kthejë Flamurtarin në Vlorë, duke derdhur kështu në arkën e Federatës një tjetër shifër të konsiderueshme, pas gjobave të marra për trazirat pas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, ku arbitrat e ndeshjes denoncuan dhunën ndaj tyre.

Klubi vlonjat njofton se hyrja në stadium do të jetë falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *