Flamurtari pa objektiva, shans për lojtarët e stolit

1

Drejtuesit e klubit kuqezi kanë bërë të ditur se ndeshjen me Partizanin duan ta luajnë në shtëpi, por situata në këtë drejtim është disi e paqartë

Elton Nika

Larg Europës dhe jashtë “valles” së mbijetesës. Dy ndeshjet e fundit të kampionatit, me Partizanin dhe Kukësin, janë pa rëndësi për vlonjatët. Në fakt, matematika i mban ata ende në lojë për Europën, por e vështirë të arrihet ky objektiv, duke parë rivalitetin me Luftëtarin, Laçin dhe Partizanin, që janë më lart në klasifikim. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë rrezik për rënien, kështu që Flamurtari thjesht do të respektojë kampionatin në 180 minutat e mbetura të këtij kampionati. Në formacionin kuqezi pritet të gjejnë hapësirë lojtarë, të cilët janë aktivizuar pak ose aspak gjatë kampionatit. Fjala është për emra si Alesio Hyseni, Zuka, Tushi dhe Maze, ndërsa Deliaj së fundi është konfirmuar në formacionin kuqezi. Këta lojtarë do t’u bashkohen disa titullarëve dhe do të ingranohen në lojën e grupit.  

PARTIZANI – Ndeshja e radhës është me të kuqtë dhe vlonjatët synojnë të marrin maksimumin. Pritet të luhet në Vlorë, siç kanë pohuar pjesëtarë të klubit vlonjat për “Sport Ekspres”, por vendimi zyrtar ende nuk është marrë. Ka një paqartësi në fakt në lidhje me dënimin e fundit të Flamurtarit, që u dënua nga Disiplina me dy ndeshje në fushë asnjanëse. Vlonjatët pretendojnë se me takimin e luajtur ndaj Laçit në stadiumin “Elbasan Arena” është shlyer gjysma e dënimit dhe tashmë ata po mendojnë të paguajnë për gjysmën tjetër, në mënyrë që skuadra të kthehet në shtëpi. Me Partizanin është ndeshja e fundit shtëpiake për Flamurtarin, që e mbyll sezonin në transfertën e Kukësit. Duke qenë një takim rivalësh, drejtuesit e klubit e duan me çdo kusht në fushën e tyre, nuk duan të kursejnë aspak në aspektin financiar, edhe pse rezultati nuk ka interes, por duhet të konfirmohet nëse e kanë këtë të drejtë apo jo.

KOSTOJA – Në fakt, një ide e tillë u hodh që para takimit me Kamzën, duke parë se Flamurtari ishte në luftë për Europën, por pas humbjes së fundit janë zbehur shanset e vlonjatëve për këtë objektiv. Kjo mund të jetë ndoshta një nga pengesat për shlyerjen e dënimit dhe kthimit në shtëpi. Por ky nuk është një vendim përfundimtar dhe mbetet për t’u parë çfarë vendimi do të marrin drejtuesit e klubit vlonjat. Kostoja për të shlyer dënimin me pagesën që klubi duhet të bëjë për ta luajtur ndeshjen në fushë asnjanëse është e njëjtë, kështu që Flamurtarit i intereson të luajë në fushën e tij ndaj Partizanit.

You might also like
1 Comment
  1. Take-Trukja beniamini i DUKES says

    Bukur e keni thene Flamurtarit i intereson te luaj ne fushen e tij, po kjo dihet, por rregullorja si thote. Eshte denuar fusha jo tifozet, nuk kam degjuar ndonjehere te falet fusha, apo te paguhet gjysma e fushes se denuar, por deri sa jemi ne mbretrimin e DUKES e sistemit te tij,
    çdo gje tek ne ben vaki
    dhe merak ti DUKE mos ki
    se nuk jemi ne Gjermani
    por ne te mjeren Shqiperi

    Jepi DUKE ti mos u ni
    nuk ke firme per pergjegjsi
    se ne gjykate nuk ke hy
    por je mbret e zotni
    per futbollin nuk ta ni
    se e ke fut me krye ne hi

    Te ndihmon Ilir zotnija
    i ardhur nga Peshkopija
    se futbolli ka rrit cilsine
    edhe ne fushe dhe ne tavoline
    kete gje te gjithe e dine

    Zor e kane me ta thane ty
    se je DUKE me madheshti
    tani mbaroi ky kampionat
    per Vllaznine a te vjen inat ?

    Se ke thane per te bej tifo
    dhe jo me kot ti e gremise
    kesaj i thuan loje ma drejtesi
    kur per veten nuk ta ni
    e bere Shkodren me majt zi
    i ke zbritur ne kategori
    jo nje por dy Vllazni.

    Tani ne CAS thua do luftoj
    Skenderbeun ta shpetoj
    kapionen e kam ne rrezik
    do shpenzoj ndoshta nje çike
    se po u prish puna ne krye si ne fund
    edhe un kam marrun fund

    Do zoti me ndihmon,
    dhe skendebeu shpeton
    ta kem humbjen te Vllanija
    ndoshta me fal tifozeria
    se e kam çuar me koh te shpia
    futbollin ta shohi veç zotnija
    qe ne stadium te mbeteroi qetsija

    Presidentet kane zene mend
    Kam arbitrat per ti tremb
    Te guxojne me mos m’votue
    Ta harojne per me fitue
    Emrin asnjerit nuk ja permendi
    kam zyrtare qe i luej nga vendi
    rezulatatin si ta du
    Edhe Iliri me pyet mu
    Futbollist ka qene i shkreti
    por se njeh ma mileti
    se ket loje ma rregulla te reja
    do t’ma marri dhe Koreja
    mos t’ju duket hipotetike
    i duhet per bombe atomike.
    Ndaj kot me thone DUKA i krimit
    une jam DUKA i shpetimit
    Jo te gjithe fitojne me mu
    ne histori kam me u shkru
    se futbollin e kam shkatrru.

Leave A Reply

Your email address will not be published.