Flamurtari nuk i shënon as Egnatias, Ngo “shpërthen” kundër Turbinës pas rrjeteve sociale

Ndërsa jemi në kohën e pushimeve sa i përket ndeshjeve zyrtare të Superiores, pasi skenën e protagonizmit e kanë Kombëtares, ekipet shqiptare vazhdojnë që të luajnë disa miqësore.

Qëllimi është për të qenë në formë ne duhur me vazhdimin e kampionatit, ndërsa për ekipet që janë në krizë të rezultateve, shërben edhe për njohjen më të mirë të problematikave. Por te Flamurtari nuk po kuptohet më asgjë.

Vlonjatët nuk kanë arritur të shënojnë ndaj Egnatias, duke u ndaluar në një barazim pa gola. Ndërkohë nga ana tjetër, Tirana ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Turbinës. Golit të Dungës, i bashkohet edhe dopieta e Ngos, që ka “shpërthyer” në fushë, pasi e kishte bërë këtë gjë vetëm në rrjetet sociale së fundmi. /Sport Ekspres/