Flamurtari kthen një talent në shtëpi

0

Flamurtari ka bërë edhe një lëvizje të fundit në merkaton verore, sepse ka rikthyer në shtëpi mbrojtësin Fjoralb Deliaj, duke e zyrtarizuar në faqen e vet zyrtare.

I rritur te ekipi i vendlindjes, në fillim të vitit 2016 Deliaj kaloi te Tirana, me shpresën se do t niste të aktivizohej rregullisht në Superiore.

Në gjysmë sezoni 11 ndeshje, ndërsa sezoni i fundit ishte jo aq pozitiv, me vetëm 7 ndeshje kampionati si bardheblu, në një periudhë të zezë për klubin e famshëm.

Me rënien e Tiranës nga kategoria, Deliaj ka preferuar të kthehet në Vlorë, ku shpreson të bindë trajnerin Shpëtim Duro se meriton të luajë, pavarësisht se është vetëm 20 vjeç dhe mbrojtja vlonjate është e mbushur me lojtarë me eksperiencë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.