Fitoi sot derbin e Dritës, ish-lojtari i Superiores e le veten për polemika me reagimin

Në ditën e sotme nuk është luajtur vetëm derbi mes Tiranës dhe Partizanit në trevën shqiptare, por edhe ajo që nisi në mesditë mes Gjilanit dhe Dritës. E përfunduar me rezultatin 0-1, goli do të vinte nga Ardian Cuculi.

Por shumë vend për polemika ka lënë reagimi i mbrojtësit anësor të Dritës, Liridon Lecit. Ky i fundit që më herët ka luajtur edhe më disa ekipe të Superiores, ku mes të cilave përmendet Vllaznia, e ka tepruar me reagimin e tij.

Një foto ku tregohet gishti i mesit, si për të ironizuar me skuadrën e Gjilanit. Padyshim një reagim i tepruar kur jemi vetëm në aspektin e futbollit. /Sport Ekspres/