Fisnik Zuka, nga Flamurtari te Renova në Maqedoni

Nga Flamurtari te Renova. Fisnik Zuka kthehet në Ligën e Parë maqedonase, për të vazhduar karrierën me ekipin nga Xhepçishti në Tetovë. Mesfushori 22-vjeçar do të jetë përforcimi më i skuadrës, me marrëveshjen që praktikisht është mbyllur, ndërsa tani pritet vetëm zyrtarizimi i kontratës nga klubi. Kjo pritet të ndodhë në orët në vazhdim.

Zuka ishte një prej dhjetë futbollistëve të larguar nga Flamurtari, pas mbylljes së edicionit të kaluar në Kategorinë Superiore. Mesfushori luajti për gjashtë muaj te kuqezinjtë, ku edhe pse u afrua si alternativë për stolin, rezultoi si një prej përforcimeve më të mira në merkaton e dimrit.

Në dhjetor të vitit 2017, ai u kërkua me forcë nga ish-trajneri i vlonjatëve Shpëtim Duro, ndërsa pas ndryshimeve në stol në javët e fundit të kampionatit, pozitat e tij në hirearkinë e ekipit ndryshuan. Transferimi i Fisnik Zukës te Renova u realizua pas këmbënguljes së trajnerit Jeton Beqiri, i cili ishte në detyrën e zv/trajnerit te Flamurtari deri në fund të muajit prill dhe i njeh mjaft mirë cilësitë e 22-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *