Finalja, Premier League dhe e ardhmja: Murinjo dhe Venger dhurojnë spektakël!

Mbrëmja e kaluar ishte një natë e veçantë, pasi luhej finalja e madhe e UEFA Champions Leauge. Për këtë arsye edhe gjiganti “Bein Sport” kishte të ftuar në studio si analistë, dyshen Murinjo-Venger.

Shpesh rivalë të egër në Premier League, dyshja dhuroi spektakël dhe në studion televizive, teksa përveçse komentuan finalen, folën edhe mbi të ardhmen e tyre duke bërë edhe në disa raste humor.

MURINJO – “Ekip i shkëlqyer, trajner i shkëlqyer, klub fantastik dhe tifozë të mrekullueshëm. Nëse Reali fitoi 3 Champions rresht, nuk shoh ndonjë arsye pse ky Liverpul të mos e bëjë këtë gjë. Janë 7-8 klube që do duan ta fitojnë Champions League vitin e ardhshëm. Interi gjithashtu, ka ambicie dhe trajner të ri, por i duhet kohë, ndoshta pas një viti”.

VENGER – “Liverpul është qyteti i muzikës, klasës punëtore dhe futbollit, të gjitha u bënë bashkë sonte. Për çdo trajner që ka punuar në Angli, Liverpul është një vend i veçantë dhe aty mund të ndodhin gjithnjë mrekulli. Tani duhet të përmirësojnë ekipin, por pa shkatërruar pikat e forta. Ata duhet të bëjnë shumë kujdes tani, sepse kur mundohesh të përforcosh një pikë të dobët, mund të shkatërrosh diçka që ka qenë pika jote e fortë”.

Pas finales, vëmendja u rikthyer te Premier League si dhe te e ardhmja e dy trajnerëve. Fillimisht Murinjo foli për kampionatin anglez, duke thurur elozhe të shumta.

“Së pari, mendoj se vendet 5-6 në Premier League janë tepër të mira për Europa League. Para dy vitesh ishim në finale me Junajtid, vjet Arsenali në gjysmëfinale, sivjet 2 angleze në finale, vitin e ardhshëm ndoshta Junajtid-Arsenal do shkojnë në finale, sepse Premier është kampionati më i fortë, me një grup ekipesh që mund të luajnë Champions League çdo vit, 6 ekipe. Nëse kalon në Europa League, bëhesh automatikisht favorite e madhe, ndaj nuk u habita nga finalja Arsenal-Çelsi. Rezultati ishte gënjeshtar, sepse Arsenal e nisi mirë dhe luajti mirë, por Çelsi në pjesën e dytë me disa nga lojtarët e vet cilësorë ndryshoi ndeshjen”.

E ARDHMJA – “Nuk jemi këtu për të ardhmen time, por për këtë finale”, tha Mourinho. Veger nga ana tjetër tha me humor: “Doni ta mbyllni mbrëmjen me ndonjë lajm të fortë? Më vjen keq, por nuk mund t’u japim ndonjë lajm të tillë”.

Murinjo gjithashtu nuk mund ta linte me aq dhe vijoi me një tjetër batutë: “Nëse ne kthehemi në futboll, nuk do na keni në studio. Ndajeni mendjen, nëse doni që të dalim më shpesh këtu, mos na kërkoni të kthehemi në stol”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *