Festë në Librazhd për stadiumin, shtrohet fusha e re

Më në fund në Librazhd kanë të drejtë të festojnë për futbollin. Jo se kanë ndonjë skuadër fantastike, por gjërat nisen nga themeli dhe infrastruktura ka munguar në këtë qytet, duke bërë që skuadra të endet nga një fushë në tjetrën.

Tani ka lajme të mira, sepse punimet e nisura prej kohësh janë duke ecur shumë mirë. Ka përfunduar shtrimi i tapetit në stadiumin e Librazhdit dhe do të jetë në formë perfekte për sezonin e ri.

Pritet vendosja e stolave në shkallët e stadiumit dhe gjithashtu do të vendoset portat e reja dhe pankinat.

Pas punimeve edhe në ambientet e brendshme, duke kompletuar dhomat e zhveshjes, do të kryhet inaugurimi i stadiumit, me detyrimin për të luajtur më në fund në Librazhd dhe për të menduar më pas për ndërtimin e një skuadre cilësore, që të tentojë kthimin në Kategorinë e Parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *