“Fëmija” i rritur në shtëpi dhe leksioni, Bajerni i Mynihut ka një hero 18-vjeçar dhe debuton shqiptari

Bajerni i Mynihut ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Ëolfsburgut, në ndeshjen e vlefshme për “Bundesligë”. Pas këtij triumfi, bavarezët renditen në vendin e 3 me 33 pikë të grumbulluara. Në një takim që nuk po zhbllokohej, është aktivizuar 18-vjeçari Zirkzee në minutën e 83 të takimit, ku rezultati ishte 0-0.

Pas vetëm tre minutash loje do të vinte edhe goli i parë, për t’i dhënë qetësinë Bajernit për tre pikët. Kështu detyra u bë edhe më e lehtë për Gnabry që të dyfishonte shifrat. Një leksion për atë që mund të prodhojë akademia vjen nga Bajerni, atje ku si hero është një talent 18-vjeçar që vinte pikërisht nga akademia. Por jo vetëm kaq, pasi te Bajerni ka luajtur për pak sekonda në fushë duke debutuar edhe Leon Dajaku. Ky i fundit është blerë nga bavarezët dhe po shkëlqen tek të rinjtë e tyre dhe të rinjtë e Gjermanisë, ndërsa mundësia po i ofrohet pak nga pak edhe në skuadrën e parë. /Sport Ekspres/