Fati i Sasuolos, Politano i mbajti në kategori!

Me golin ndaj Interit në “San Siro” ka shkuar në kuotën e 10-të rrjetave në total këtë sezon në Serinë A dhe gjashtë vetëm në vitin 2018, që mund ta kishte parë me fanellën e Napolit,  në “San Paolo”, kur akordi thuajse ishte arritur në janar, por në fund u prish gjithçka. Dhe, për fatin e Sasuolos, sulmuesi i krahut qëndroi, duke sjellë 9 pikë, kur ka mbetur edhe një ndeshje.

https://www.youtube.com/watch?v=VGHa5HyvsfA

Praktikisht, pa këto nëntë pikë të grumbulluara nga golat e sulmuesit, romanjolët do të ndodheshin në vend të 17-të apo 18-të në renditje, praktikisht në zonën mbijetesë dhe me frikën e rënies nga kategoria. Golat e Politanos, në fakt, në këto ndeshjet e fundit, kanë qenë me peshë, si ndaj Milanit në “San Siro”, ashtu edhe me Interin, por sidomos edhe dopieta me Beneventon e kështu me radhë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *