Ekstradimi i Morinës, presidenti Meta takon ambasadoren kroate

0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është aktivizuar pas lajmit se Gjykata e Lartë kroate ka aprovuar vendimin e Gjykatës së Dubrovnikut për ekstradim në Serbi të Ismail Morinës. “Ballisti”, i arrestuar prej javësh në Kroaci, ka kërkuar ndihmën e shtetit shqiptar për të mos u transferuar në burgjet e frikshme serbe, ndërsa ka kërkuar azil politik në Kroaci.

Ilir Meta ka thirrur në takim ambasadoren kroate në Tiranë, Sanja Bujas-Juraga, për të diskutuar në lidhje me këtë çështje. Meta ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë kroate, duke pasur dyshime se në Serbi nuk do të zhvillohet një proces i drejtë ndaj Ballist Morinës, i cili pret me ankth vendimin përfundimtar të shtetit kroat, duke qenë se vendimin final e merr Ministri i Drejtësisë, në lidhje me aprovimin apo jo të kërkesës së azilit politik.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviç, deklaron për mediat serbe se Morinës do t’i sigurohet një gjykim i ndershëm dhe i drejtë,duke shtuar se spekulimet e medias se do të mungojnë kushtet e duhura në paraburgim, apo Morina rrezikon jetën, nuk janë të sakta.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here