Ekskluzive/ Parashikimi i Ergys Lugës: Titulli në Superiore? E fiton ekipi që ka shkuar në…Antalia

Që një klub të arrijë një sukses të madh, atëherë e bën diferencën që në detaje. Në këtë mendim është trajneri shqiptar që këto kohë po e jep eksperiencën e tij te Shenzeni me të rinjtë, Ergys Luga.

Në një intervistë për “Sport Ekspres”, bën edhe një parashikim interesant për fituesin e Superiores. Në këtë futboll të ngjeshur me renditjen për vendin kryesues, sipas Lugës në fund do të triumfojë skuadra që ka investuar më tepër. Pra këtë herë nuk do të kemi të bëjmë me përralla siç cilësohet ende Bylisi apo ndonjë surprizë tjetër, por do të fitojë ekipi që ka shkuar për të bërë fazën përgatitore. E ndarë mes Kukësit, Partizani dhe Tiranës, përgatitja dhe aroma e fushës në Turqi, mund të ndihet edhe në fundin e kampionatit në Shqipëri, pasi fituesi i Superiores do të kalojë prej andej.

“Superliga ka që nga faza e parë që është e  nxehtë dhe për nga mënyra e klasifikimit deri tani kemi të bëjmë me një kampionat me të vërtetë konkurues për nga mënyra e treguesve dhe klasifikimi . Të gjitha ekipet luftojnë dhë akoma nuk është përcaktuar ekipi që kërkon shkëputjen.

Janë vetëm 3 ekipe që në syrin tim kanë shfaqur aromën e futbollit dhe që në mentalitetin e tyre kanë  për objektiv fitimin e titullit. Kjo duket qartë nga minifazapërgatitore që kanë zhvilluar në kushte me te vertetë profesioniste në Antalia. Jam i sigurt qe njëra nga këto 3 ekipe do të diskutohet   titulli. Për të qenë edhe më ekzakt në mendimin tim nuk përjashtoj dhe mundësinë se cila nga ekipet do të kontestoj më pak gjykimin do të ketë mundësi të fitojë në te kundërt edhe të mbijetoj.

Për sa i përket rastit të Kuksit dhe deklaratës së trajnerit se disa futbollistë mendojnë se janë dikushi, ky ekip ka në organik lojtarë që bëjnë diferencën në Superligë dhe mendoj se është trajneri ai që e di më së miri ku ”pikon catia’, nuk dua të kalojë në emra të pervetshem, por në nje ekip futbolli është ”stema” mbi të gjitha. Edhe pas barazimit në Gjirokastër ku Luftëtari e shprehu më së miri ambicjen e saj për qëndrimin në Superligë ,le te themi qe Kukesi është në vend të parë dhe merita absolute i takon trajnerit,stafit,lojtarve . Kampionati është ende i gjatë dhe ky ekip ka akoma për të shprehur në fushë . Sot futbolli është kthyer në ”Po  gabuam, gabojmë të gjithë, s’ka më gabime individuale”, ka thënë Luga. /Sport Ekspres/