Edi Reja zbarkon në Shqipëri, gati prezantimi

Edi Reja, sikurse është mësuar nga të gjithë tashmë, do të jetë trajneri i i kombëtares shqiptare. Italiani ka mbërritur para pak çastesh në Rinas dhe do të paraqitet në zyrat e Federatës Shqiptare të Fubtollit.

Ishte programuar që ta prezantohej në orën 15:00, por FSHF ka njoftuar shtyrjen edhe për një orë. E gjitha prej orarit të mbërritjes së Rejës. Tashmë tekniku ka mbërritur dhe së bashku me presidentin Armand Duka do të dalë në orën 16:00 para mediave.

Edi Reja, me gazetarin e A2 CNN, Erald Kodheli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *