E rrallë/ Lojtari i Man.City po bënte shaka me shokun, në Angli e dënojnë për postimin në Twitter

Bernardo Silva e ka marrë dënimin në Angli pasi zgjodhi të bënte humor me shokun e tij, Mendy, nëpërmjet një postimi në “Twitter”. Si ngjarje i përket fundit të shtatorit, kur Mendy vinte në fushë pas një pushimi të gjatë për shkak të dëmtimit.

Atje Manchester City do të fitonte me rezultatin 8-0 ndaj Watfordit. Bernardo Silva zgjodhi të postonte një foto që përshkruante francezin sipas mënyrës së tij, duke përfshirë edhe një personazh me ngjyrë dhe që reklamonte ëmbëlsirat spanjolle, “Conguitos”.

Kjo ishte mirëseardhja e Silvës, që i shkaktoi të qeshura edhe vetë lojtarit që i kushtohej postimi. Por kaq humoristike nuk e kanë marrë në Angli me autoritet që kanë vendosur një gjobë prej 50.000 paundësh, një ndeshje pezullimi dhe një trajnimi edukativ që duhet të nis për Bernardo Silvën. /Sport Ekspres/