E pamundur të ndalojë veten te Lidsi, Alioski: Të bëhemi serioz tani, lutemi për Shqipërinë

Lidsi do të përballet në transfertë ndaj Reading në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme. Ndërkohë Ezgjan Alioski, është kthyer prej kohësh në personin më të dashur të tifozëve dhe klubit, për humorin dhe frymën pozitive që sjell me batutat e tij.

Edhe në një ditë si kjo e sotmja, Alioski e ka të vështirë të ndalojë veten. Megjithatë në fundin e videos, nuk ka harruar që të jap edhe një mesazh sensibiluzues, duke u lutur për Shqipërinë dhe ngjarjet e fundit në vendin tonë. /Sport Ekspres/