E pakuptimtë/ Ylli i NBA poston videon ku këndohet për vdekjen e shqiptarëve, babain serb dhe…: Më falni! Nuk e kuptoja

Ylli i NBA, Luka Doncic, ka shpërndarë në rrjetin e tij social një video me përmbajtje rraciste për popullin tonë. Koret e tifozëve këndonin për vdekjen e shqiptarëve dhe kjo ka ngjallur menjëherë reagime. Basketbollisti, që ka lindur në Slloveni por me babain me prejardhje serbe, është përballur me komentet e shqiptarëve, të cilët ia kanë vënë në dukje se kjo ishte tejet fyese për ta.

Kështu lojtati i Dallas Maverick ka vendosur të mos e zgjasë më shumë dhe të fshijë videon e shpërndarë, ndërsa pas gjithë kësaj i detyrohej edhe një ndjese publike. Kjo e fundit ka ardhur përmes rrjetit social “Twitter”, ku është shprehur me fjalët: “Më falni për videon që postova! Nuk i pashë fjalët e këqija. Kurrë nuk do e shpërndaja diçka të tillë”. Megjithatë ende nuk dihet motivi i vërtetë përse Doncic vendosi të bënte publike një video të tillë, teksa një situatë e trazuar si kjo mund të ishte shmangur tërësisht dhe sot nuk do të kishim të bënim me këtë veprim të pakuptimtë nga ana e yllit slloven të basketbollit./Sport Ekspres/