E harron të kaluarën! Ronaldo “fundos” më keq Luksemburgun: Fushë patatesh! Si luajmë ne këtu?

Kristiano Ronaldo e ka tepruar vërtet me komentet e bëra pas ndeshjes së zhvilluar ndaj Luksemburgut, atje ku Portugalia ka fituar me rezultatin 0-2. Të gjitha kritikat ishin për fushën ku luajtën në transfertë, madje edhe duke e tepruar.

“E vështirë të luash në këto fusha, ishte një fushë patatesh. Unë nuk e di sesi skuadrat të nivelit tonë, supozohet që të luajnë këtu”, ka thënë ylli portugez. Duke parë imazhin dhe ndikimin e madh që ka ky njeri në botën e sportit dhe medias, e fundos edhe më keq imazhin e Luksemburgut, që sadopak kërkon të ngrihet dhe të lërë një gjurmë më të mirë në arenën e sportit.

Faktikisht kjo skuadër nuk është më ajo e viteve të kaluara, në disa raste duke i prishur punë në grupet kualifikueseve edhe Kombëtareve që renditen më lartë se ta. Por Ronaldo e harron në këtë drejtim të kaluarën e tij dhe jo domosdoshmërit çdo fushë i përket niveleve më të larta, duke parë edhe vendin me të cilin përballen. Kur shumë yje të futbollit botëror kanë luajtur dhe e kanë kaluar pa u ndierë edhe në fusha më të këqija se ajo e Luksemburgut, por komente të tilla, janë vërtet të tepërta dhe të evitueshme. /Sport Ekspres/