E drejta legjitime, Mema duhet të dëgjojë kambanën e Muçit: Dua minutat te Tirana!

Ernest Muçi është një nga lojtarët që nuk e ka marrë vlerësimin e merituar te Tirana. Në këtë klub nuk i besohet ende, megjithëse kur vesh fanellën e grupmoshave të Shqipërisë, shënon thuajse në çdo përballje.

Sigurisht që niveli ka më shumë vështirësi me futbollistët që kanë tepër eksperiencë, por Muçi meriton më tepër vëmendje. Një gjë të tillë e kërkon edhe vetë sulmuesi, por këto kambana duhet t’i dëgjoj trajneri Ardian Mema.

Në një prononcim të shkurtër të dhënë për “RTSH Sport”, Muçi ka thënë: “Unë shpresoj që të kem hapësirat e mia te Tirana dhe nuk e kam dërguar kurrë në mendjen time që të largohem apo të shkoj në ndonjë huazim”, pasi është pyetur në lidhje me këtë temë. /Sport Ekspres/