E bujshme, CAS kundër atletes: Kurohu, të bëhesh femër!

0

Kaster Semenia nuk do të arrijë më të garojë në atletikë nëse nuk trajtohet për të ulur nivelin e hormoneve mashkullore të injektuara në trupin e saj. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka marrë sot vendimin se atletja nuk do të lejohet të garojë. Semenia po sfidonte një vendim të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës.

Federata kërkonte që atletja e ashtuquajtur me “ndryshime në zhvillimin seksual” të bëjë trajtim për të ulur nivelin e saj të testosteronit. Tashmë Semenia duhet ta bëjë këtë nëse dëshiron të vazhdojnë të konkurrojë në atletikë.

Ky vendim vjen pas një “beteje” të gjatë ligjore, ku Semenia pati dalë fituese. Megjithatë ky vendim është apeluar dhe “CAS” ka vendosur të moslejojë sportisten të garojë deri në arritjen e kushteve të barabarta fizike me konkurentet e tjera. Sportistja ka reaguar ne Twitter, ku shkruan: “Ndonjëherë reagimi më i mirë është heshtja”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.