E bujshme/ Barcelona kthen trurin magjik për trajner, dikur i faleshin këmbëve të tij

Prezenca e Valverdes në pankinën e Barcelonës nuk do të jetë e gjatë, pasi luahatjet në rezultate kanë bërë që besimi i drejtuesëve të vijë në rënie. Disa emra janë përfolur për tu ulur në stolin katalanas, por duket se klubi e ka të qartë pasardhësin e Valverdes. Dikur ka qenë truri i Barcelonës, ku së bashku me Iniestën kanë treguar klas në mesfushë, ndërsa nga këmbët e tij gjithmonë lindin aksione të rrezikshme për kundërshtarët, sot Barcelona vendos t’i besojë stolin.

Sipas asaj që raporton “Marca”, klubi spanjoll i ka paraqitur një ofertë konkrete Xavit, i cili ka qenë një produkt i akademisë blaugrana dhe lojtar i tyre për shumë vite, duke e ditur kështu mjaftë mirë filozofinë e lojës së tyre. Pengesa e vetme duket eksperienca e pakët e ish-lojtarit si trajner, duke qenë se ka më pak se një vit në këtë fushë dhe e ka zbatuar me ekipe nga lindja e mesme. Ndërkohë në rast se plani Xavi dështon, atëherë Barcelona ka si alternativë Ronald Koeman dhe Roberto Martinez./Sport Ekspre/