Duro ua thotë qartë lojtarëve: Të fitosh Superioren kalon nga Gjirokastra, i kemi të gjitha shanset

Kukësi do të rikthehet që të luajë në kampionatin shqiptar në përballjen që do të ketë ndaj Luftëtarit në transfertë. Ndërkohë vetëm pak ditë më vonë do të jetë ndeshja ndaj Partizanit, e cila do të zhvillohet në “Air Albania”.

Trajneri Duro është shprehur për “Top Channel” se për të fituar Superioren, të gjitha ndeshjet duhet të merren dhe përgatiten në të njëjtën mënyrë. Për këtë arsye, titulli kalon nga Gjirokastra fillimisht, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe emocionet që do të marrë nga stadiumi i ri ku do të luhet ndaj Partizanit.

“Nëse duam të fitojmë kampionatin fillohet nga Gjirokastra. Është një emocion shumë i madh për mua që kam kaluar një jetë si futbollist dhe trajner në Qemal Stafa dhe tani do të luajmë në këtë impiant modern. I kemi të gjitha parametrat që të shpallemi kampion”, ka thënë Duro. /Sport Ekspres/