Drita, ujë e punë, legjenda Ueah: Do ia dal edhe në politikë

0

“Drita, ujë e punë”. Kjo ishte shprehja e kthyer në fiksim për shqiptarët në vitet ’90, por e kemi lënë pas atë kohë, të paktën drita kemi.

Si Shqipëria e asaj kohe, ndoshta është edhe më keq, është Liberia, shteti i vogël afrikan qr zor se ndokush e njeh për ndonjë gjë tjetër përveç Zhorzh Ueah.

Ish-sulmuesi legjendar është krenaria e kombit të varfër afrikan, që ka vendosur ta bëjë president të vendit atë që fitoi Topin e Artë në kohërat kur luante për Milanin.

Ka vite që i është futur politikës dhe më në fund e fitoi garën tjetër të madhe të jetës së tij, me e vështira, por Ueah nuk ka frikë, sepse edhe rrugë për t’u bërë më i madhi ishte plot vështirësi.

“Nuk kemi elektricitet, ujë e punë, do të bëj atë që kam premtuar, sepse e di për çfarë ka nevojë Liberia”, thotë Ueah në një intervistë për Gazzetta dello Sport.

Dje Ueah mori pjesë në një ndeshje futbolli, skuadra e tij kundër skuadrës së ushtrisë: “Kur ishim në luftë, vetëm futbolli i bashkonte njerëzit, tani nuk e di kur do kem më mundësi të luaj futboll”, bën shaka fituesi i parë afrikan i Topit të Artë.

 

“Në Itali gjithçka me shkoi mbarë, njerëzit u gëzuan nga suksesi im. Tani e di që njerëzit i kanë sytë tek unë, si president. Njerëzit mendojnë se një ish-futbollist nuk është i aftë të qeverisë vendin. Unë i jam futur kësaj rruge për shkak të dashurisë që kam për popullin tim. Kam luftuar për t’u bërë president. Kur fillova të luaj nuk mendoja se do fitoja Topin e Artë dhe të bëhesha më i miri në botë, nuk kam ndryshuar”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image