Dramë jo vetëm për Shqipërinë, Çekia befason Anglinë dhe zbeh shanset e Kosovës

0

Një dramë e vërtetë ishte në mbrëmjen e sotme jo vetëm për Shqipërinë. Kemi humbur në Turqi me rezultatin 1-0 duke mos e merituar në minutat e fundit, kur Manaj po shpërdoronte aq shumë raste.

Por lajme të këqija ka jo vetëm për Shqipërinë, që tashmë nuk ka shanse për të shpresuar te kualifikimi. Nga ana tjetër edhe Kosovës i janë zbehur disi shpresat. E gjitha kjo pasi Çekia i ka befasuar të gjithë duke mundur Anglinë në rezultatin 2-1. Tashmë këto dy Kombëtare ndodhen me 12 pikë në vendin e parë, ndërsa Kosova ka 8 pikë. Gjithashtu edhe një përballje me Anglinë që do të vijë në Kosovë, që tashmë është e etur për pikët jetike. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.