DIREKT/Përmbyset gjithçka, Kukësi “masakron” Partizanin në 4 minuta!

0

Dy finale, kështu mund të cilësohen sfidat që luhen sot prej orës 18.00 në Tiranë e Shkodër.

Partizani pret Kukësin, në një sfidë që vjet vlente titullin dhe mund të vlejë edhe këtë vit, sepse askush nuk e di si do të zgjidhet çështja e Skënderbeut. Partizani është pa të pezulluarit Trashi, Batha e Progni, Kukësi disi më i plotë, por mungon dyshja e qendrës së mbrojtjes, Alla-Shameti.

Ndërkaq, luftë për mbijetesë në Shkodër, Vllaznia pret Teutën dhe kush fiton, hedh një hap gjigant përpara. Ndeshja ka nisur me një minutë heshtje, në nderim të viktimave të një aksidenti rrugor që ka ndodhur ditët e fundit në rrugën Shkodër-Velipojë.

Kategoria Superiore – Java 20
E hënë, më 19 shkurt, ora 18:00

Partizani – Kukësi      1-3

Shënues: Gojkoviç 43′ / Guri 66′, 90’+6, Hoxha 70′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Sulejmani (Lukas 73′), Çulum, Mala, Asani, Bardhi, Abdurahimi (Atanda 68′). Trajner: Klevis Dalipi

Kukësi: Koliçi, Zderiç, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Imami, Dzaria, Ethemi (Shkodra 58′), Bakaj, Kale (Idrizi 85′), Guri. Trajner: Peter Pacult

Kartonë të verdhë: Belica 28′, Çulum 32′ / Rrumbullaku 53′, Imami 86′

Karton i kuq: Çulum 65′

EPISODET

15′ Ndeshje e bukur dhe e shpejtë, me raste nga të dy krahët. Partizani ka tentuar në disa raste dhe i ka shkuar shumë pranë golit, por në krahun tjetër Bakaj kërcënon shpesh dhe Rrumbullaku me një predhë nga distanca i shkoi shumë pranë golit.

33′ –  Kukësi krijon disa sulme të rrezikshme dhe Sindrit Guri i afrohet golit, pasi lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën dhe Alban Hoxha pret me vështirësi.

35′ Provon sërish Kukësi, që po dominon prej disa minutash. Kros nga e majta e sulmit, Ethemi gjuan fort, por pret Hoxha, në superformë!

42′ Bakaj, supergoditje nga distanca, por jashtë. Partizani lë shumë hapësra pas.

43′ GOL PARTIZANI! Asani kros nga këndi, Imami del huq dhe Gojkoviç nuk fal me kokë, i vetëm në qendër të zonës. Po dominonte Kukësi prej disa minutash, por Partizanin e ndihmon fati!

65′ KARTON I KUQ PËR PARTIZANIN! Sherr në fushë, Kridens Meta nxjerr të verdhë për Jasir Asanin dhe Bakajn, ndërsa Çulum del me karton të kuq!

66′ GOL KUKËSI! Goditje nga këndi, Guri merr përpara Gojkoviçin dhe me kokë barazon!

70′ GOL KUKËSI! Elton Kale kroson në qendër, Rustem Hoxha nuk ndalet dhe godet fuqishëm, duke shënuar, ndërsa as Atanda nuk e ndali dot!

80′ I anulohet gol Partizanit. Bardhi shënoi, por ishte pozicion jashtë loje i qartë, gjatë një goditjeje dënimi.

90’+6 GOL KUKËSI Guri në kundërsulm mbyll gjithçka, i vetëm me Hoxhën.

Vllaznia – Teuta      2-0

Shënues: Çinari 27′, Malota 36′

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi (Tafili 76′), Vucaj, Orelesi, Lika, Çinari (Kalaja 70′), Sukaj (Ribaj 82′). Trajner: Ernest Gjoka

Teuta: Kastrati, Alhasan (Kruja 64′), Gjeorgjievski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Hrkaç (Mustafov 20′), Çyrbja, Beqja, Lajthia (Dediç 53′), Latif. Trajner: Gentian Begeja

Kartonë të verdhë: Çinari 28′, Krymi 39′, Mersini 52′ / Amir Bilali 57′

EPISODET

19′ Pas thuajse 20 minutash me shumë qarkullim topi e thuajse asnjë rrezik në portat përkatëse, me përjashtim të një goditjeje dënimi të Vucajt që përfundoi paksa jashtë, Teuta ka humbur për dëmtim qendërmbrojtësin Ante Hrkaç. Një faull në mesfushë, kroati u dëmtua në kavilje dhe zëvendësohet nga Mustafov.

27′ GOL VLLAZNIA! Gol i mrekullueshëm i Eraldo Çinarit! Anësori i majtë ofensiv lëshon një predhë me të majtën dhe gjen këndin e djathtë të portës së mbrojtur nga Kastrati!

31′ Vllaznia merr zemër dhe vrashon në sulm, duke mbajtur nën presion konstant mbrojtjen durrsake. Entuziazëm në stadium, edhe pse nuk ka shumë tifozë!

36′ GOL VLLAZNIA! Sërish në festë Loro Boriçi! Goditje nga këndi, Vucaj harkon dhe në qendër të zonës Malota kërcen fuqishëm dhe me kokë nuk fal. Mbrojtja e Teutës qesharake pas daljes së Hërkaç!

52′ Me fat Vllaznia. Goditje dënimi për Teutën, kros në zonën shkodrane, Shkalla kërcen fuqishëm dhe gjuan me kokë, por paksa jashtë.

57′ Vllaznia në kundërsulm shpërdoron një rast të artë! Sukaj bën gjithë fushën me vrap, Bilali i ndërhyn shumë keq nga pas, por sulmuesi nuk rrëzohet. Nuk pason dhe tenton vetë gjuajtjen, por një mbrojtës largon topin me trup. Ishte bosh në të majtë një sulmues shkodran!

69? Rast i mirë për Teutën. Bilali godet me kokë, por gjuajtja e tij nuk gjen portën e mbrojtur nga Sherri.

65? Rast i shkëlqyer për të ngushtuar diferencën për Teutën. Dediç i pambuluar në zonën e Vllaznisë godet, por pa problem pret Sherrin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.