DIREKT/ Futboll qesharak në Korçë, Vllaznia shënon sa për gjithë sezonin

Një moment mjaft delikat për Vllazninë, që sot luan kundër Skënderbeut, por duket sikur e ka më shumë mendjen te Partizani-Kamza. Skënderbeu është kampion, tepër superior në letër, por në ndeshjet e fundit ka luajtur me rezerva dhe me impenjim zero, ndaj duket e pamundur që sot në Korçë të ketë ndonjë surprizë, pasi Vllaznia ka nevojë për pikët dhe do t’i marrë. Pjesa e parë ka përfunduar 2-0 për shkodranët, në një atmosferë shumë miqësore.

Nuk dihet ende si do të përfundojë Partizani-Kamza, sepse Kamza shpreson të marrë fitoren, ndërsa për të kuqtë ka marrë fund: Europa League nuk arrihet dot nëse fiton Laçi dhe presioni është i madh nga çdo krah. Shumë njerëz po e ndjekin ndeshjen e Partizanit thjesht për të parë nëse do të ketë tolerim.

SUPERIORE – JAVA E FUNDIT

PARTIZANI – KAMZA             0-1

Shënues: Rezi 47′

SKËNDERBEU – VLLAZNIA     1-5

Shënues: Gripshi 50′ / Sukaj 18′ pen., Kalaja 28′, Çinari 61′, 82′ Malota 69′

KUKËSI – FLAMURTARI   2-2

Shënues: Hoxha 49′, Guri 73′ / Bushiç 36′, Shameti 53′ aut.

LUSHNJA – LUFTËTARI    1-2

Shënues: Alushi 34′ aut., Shkurtaj 37′

LAÇI –  TEUTA      4-2

Shënues: Rexhinaldo 7′, Jonuzi 64′, Uzuni 78′, 83′ / Peqini 55′, Hila 85′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *