Dikur luajti te Besa dhe Teuta, trajneri i Çekisë: Nuk e dinim se çfarë të bënim me Muriqin!

0

Sa shumë shkallë që ka ngjitur Vedat Muriqin brenda pak kohësh. Flasim për sulmuesin që vetëm pak kohë më parë ka luajtur me Besën dhe Teutën në Shqipëri, ndërsa tashmë është një nga sulmuesit më të mirë në Turqi.

Gjithashtu vendin e titullarit e ka të paprekshëm te Fenerbaçe, atje ku ka shkëlqyer në këtë fillim sezon. Ajo që binte në sy, është se Muriqi dilte përtej detyrës së tij sulmuese, duke ardhur edhe në prapavijë për të mbrojtur.

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, e ka pasur pikërisht aty të gjithë problemin: “Nuk e dinim se çfarë të bënim me Muriqin, për ta ndaluar. Kosova luajti në shtëpinë e saj, me entuziazmin e publikun dhe falë kundërsulmeve të shpejta, shfrytëzoi gabimet tona”, ka thënë Silhavy. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.