Detaji që hap polemika, e vërteta e mungesës së flamurit shqiptar te fanella e Turqisë

 

Një detaj tjetër që është komentuar shumë nga personat që kanë parë gjithçka me imtësi te ndeshja Turqi-Shqipëri, ishte edhe fanella e kundërshtarëve. Në të nuk ishte flamuri i kundërshtarit i vendosur, i Shqipërisë në rastin konkret.

Megjithëse nga krahu i Kombëtares, një gjë e tillë ishte e pranishme. Flamuri i Turqisë dhe i Shqipërisë, që simbolizon ndeshjen që po zhvillohet dhe në bazë të rregullave. Faktikisht, Shqipëria e ka bërë zgjedhje kohë më parë, që shkrimin që duhet vendosur rreth ndeshjes në fanelën zyrtare, ta ketë me flamuj.

Ndërsa nga ana tjetër, Turqia nuk e bën një gjë të tillë. Në fanelat e tyre janë vetëm me shkronja emri i kundërshtarit dhe emri i tyre. Pra nuk ishte një zgjedhje e qëllimshme për të evituar flamurin e Shqipërisë nga fanella, pavarësisht disa polemika që mund të jenë hapur. Madje edhe në ndeshjen ndaj Andorrës të fituar me rezultatin 1-0, kishin të njëjtën mënyrë. /Sport Ekspres/