Deschamp kërkon të tremb Shqipërinë me stadiumin, faji i historisë me Luksemburgun

0

Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Francës, atje ku do të diskutojë shumë edhe sa i përket kualifikimit në Europianin e ardhshëm. Presioni rritet edhe më tepër te lojtarët kuqezinjtë që do të luajnë në “Stade de France”, me një kapacitet prej 80.000 vendesh dhe që pritet të jetë i mbushur.

Po në të njëjtën stadium do të luhet edhe ndaj Andorrës, disa ditë më vonë. Po përse kjo zgjedhje e Deschamps? E ka një shpjegim që lidhet me një histori të para 2 viteve, atëherë kur Luksemburgu do të bënte surprizën e madhe, duke barazuar pa gola ndaj Francës.

“Kur kemi bërë shkëlqyeshëm në Toulouse dhe këtu po flas me ironi, u shkëmbeva me trajnerin e Luksemburgut dhe më tha: “Ne jemi Luksemburgu, kështu që nuk kemi të drejtë të luajmë në “Stade de France”, ne luajmë në stadium të vogla. Për kundërshtarin, duke qenë në Stade de France, kur është shumë mirë i mbushur, nuk është e njëjta gjë si në provinca”, do të shprehej Deshamp. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.