Dëmtim horror edhe për lojtarin e Francës, Loris do të mungojë me Shqipërinë

0

Hugo Loris pësoi një dëmtim të rëndë ndeshjen e shkuar ndaj Brigtonit, ku la fushën që në minutat e para të takimit. Portieri francez ka thyer krahun dhe pritet të mungojë gjatë në fushën e lojës. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Francës, që thotë se gardiani i tyre nuk do të riktheht më të luajë për këtë vit.

Pra gjelat e Francës do të ndeshen pa portierin e tyre kryesor në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Euro 2020 ndaj Shqipërisë, gjë që mund t’i shkojë në favor kuqezinjve për të gjetur më lehtë golin në atë përballje. Ndërkohë katërkëndëshin për francezët do e mbrojë Mandanda në përballjen e radhës ndaj Islandës, ndërsa portier i dytë i ekipit është Areola.

“Me aq sa dimë ai nuk do të jetë në këtë fazë apo në tjetrën Loris nuk do të kthehet në fushë për vitin 2019, kjo është thuajse e sigurt”, ka thënë Didier Deshamp./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.