Kosova shet 13.000 biletat për 11 minuta, zbulohet misteri sesi avullojnë në kohë rekord

Padyshim që suksesi i ardhur nga përfaqësuesja e Kosovës në takimet kualifikuese të Europianit, e ka rritur shumë entuziazmin e tifozëve dhe interesimin karshi dardanëve. Por shifrat rekord të shitjes së biletave, që dikur ishte për një orë, por më pas u shkurtua në 30 minuta për të mbyllur çdo të drejtë tjetër të blerjes së tyre, ka lënë vend për pak diskutime.

Sidomos nëse marrim parasysh rastin e fundit, sa i përket ndeshjes me Malin e Zi. Vetëm 11 minuta janë dashur dhe te dardanët nuk gjen më asnjë biletë për këtë përballje. Por si është e mundur një gjë e tillë, pasi flitet për një stadium që shkon rreth 13.000 vënde?

“Indeksionline” ka komunikuar me një zyrtar të kompanisë “Tiks”, që shpjegon edhe shkeljet që po bëhet me këtë rast. Tregu i zi në Kosovë po lulëzon si kurrë më parë, në periudhën që biletat po shiten online, megjithëse ky lloj sistemi pritej të jepte efektin e kundërt.

Federata Kosovare e Futbollit lejon për një llogari të personit deri në 3 bileta, por njerëz të ndryshëm që edhe për qëllime përfitimi në tregun e zi, hapin shumë llogari duke i hequr të drejtën të tjerëve për të qenë në stadium.

“Interesimi është shumë i lartë për blerjen e biletave. 60-70 bileta shiten në sekond. FFK-ja e ka kufizuar numrin e shitjes së biletave në 3 për një llogari, megjithatë njerëz të cilët abuzojnë dhe duan të përfitojnë, mund të hapin shumë llogari dhe duke shfrytëzuar një xhirollogari apo kredit kartelë mund të blejnë shumë bileta. Fatkeqësisht kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” është shumë i vogël ndërsa interesimi tejet i lartë” ka sqaruar zyrtari i kompanisë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online