Debati/ “Ironinë ta kthej mbrapsht”, Rama përplaset me gazetarin: Këto po dalin dhe klube futbolli e duan lekë

Një moment debati dhe përplasje në distancë ka pasur në “Ora News” mes gazetarit dhe prezantuesit të lajmeve me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në momentin e fundit të intervistës është pyetur edhe për mediat, nëse do të mbështeten nga qeveria, ashtu si ka ndodhur edhe në disa vende të tjera në Europë, ndërsa rrezikohen të shkarkohen shumë punonjës. Ndërkohë përgjigja e Ramës ka qenë e prerë:

“Jo. Nuk do ta bëjmë dhe nuk e di se kujt shtetesh i referohesh. Se këtu kanë dalë përshembull edhe disa klube futbolli që kërkojnë lekë. Jo se nuk është legjitime një gjë e tillë, por në këtë shtëpinë tonë kërkohet vetëm ekzistenca. Secili do të marrë pjesën e tij të këtij halli, ashtu si po e marrim edhe ne në qeveri me përgjysmim të rrogës. Prandaj nuk do të ketë ndihmë”.

Ndërkohë kundëpërgjigja e gazetari ka qenë: “E kuptoj që ERTV do të jetë e hapur për publikun, por qytetarët kanë nevojë të informohen edhe te media të tjera”.

Edi Rama do ta mbyllte në këtë mënyrë: “Ti ironinë mund ta përdorësh, por duhet të jesh i përgatitur që ta marrësh mbrapsht. Por unë në këtë rast nuk po ta jap mbrapsht. ERTV është një vend ku publikohen video dhe një dritare e thjeshtë”. /Sport Ekspres/