De Vrij vendos, “po” Interit

Interi ka mbyllur praktikisht marrëveshjen me mbrojtësin e Lacios Stefan De Vrij. Një operacion i nisur një vit më parë dhe që më në fund Interi ka arritur ta kompletojë, duke i dhënë “gaz” në javët e fundit, pas lajmeve se edhe Barcelona po interesohej për holandezin 26-vjeçar.

Në fakt, De Vrij kishte kohë që i ishte premtuar Interit, por pa marrëveshje formale dhe ecuria e dobët e Interit këtë vit e kishte shqetësuar jo pak. Gjithsesi, zikaltrit janë kthyer në zonën Champions dhe drejtuesit e Interit kanë gjetur marrëveshjen për një kontratë 5-vjeçare, me 4,2 milionë euro në sezon, plos bonus.

Një humbje për Lacion, sepse De Vrij largohet falas, meqenëse kontrata i skadon më 30 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *