Dani Alvesh: Te Juve nuk zbavitesha. Italia të marrë shembull nga Napoli

Dani Alvesh ishte dje në Itali, pasi u nderua si pjesë e Juventusit të vjetshëm, që dominoi Italinë dhe shkoi deri në finalen e Champions League. Tashmë të PSG, braziliani i kthehet periudhës torineze dhe largimit të tij drejt Francës.

“Bëmë diçka të rëndësishme së bashku dhe është kënaqësi të kthehem e të kujtojmë gjithçka. Të Juve ka profesionistë të shkëlqyer, që e bëjnë me dashuri punën e vet dhe i mbaj në zemër. Pse u largova? Kisha biseduar me shokët, shkova te Juventusi për t’i dhënë të kuptojë futbollit italian që mund të përmirësohej dhe ta rriste nivelin. Nuk më kuptuan, doja të bëja diçka më shumë, por nuk ishte e lehtë, nuk isha i lumtur dhe kërkova të mos vazhdonim se bashku”.

Tani Dani Alvesh luan te PSG, me Nejmar, Mbase, etj… “Jam i lumtur, por jo për këtë arsye. Jam sepse ndihem i lirë të luaj e të zbavitem. Shpresoj që Juventusi dhe futbolli italian ta kuptojnë që duhet ndryshuar, sepse futbolli botëror e ka bërë”.

Mbetja jashtë Botërorit është thjesht pasojë e problemeve në futbollin italian:”Nuk është çështje trajneri apo lojtari. Futbolli ka rënë si nivel, skuadrat italiane që shkëlqenin në Evropë nuk janë më. Futbolli italian duhet të marrë shembull nga Napoli, që mbron fjalën ‘futboll’  me mënyrën e vet të të luajturit. Për këtë ka nevojë futbolli italian, të ndalet pak dhe të riniset”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *