Cungu akuzon mbrojtjen dhe justifikon… Rexhinaldon!

Armando Cungu është shfaqur i mërzitur në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur thellë 5-2 në Gjeorgji, ndaj Torpedos. Trajneri i Kukësit ka akuzuar mbrojtjen, këtë herë…

“Rezultati është tepër zhgënjyes dhe nuk jam aspak i kënaqur me golat që kemi pësuar dhe shifrat e thella… Torpedo luajti mirë, sigurisht, pasi arriti këtë rezultat me meritë. Duke lënë mënjanë problemin burokratik të vizave, luajtëm me një mbrojtës qendre, në krahun e djathtë. Pra, nuk ishte pozicioni i tij, por e sajuam pak aty. Dhe, ai krah shfaqi dobësinë më të madhe, pasi erdhën edhe tre gola, me gabime të pafalshme”.

“Megjithatë, Kukësi zbriti në fushë për të luajtur futboll dhe jo për t’u mbrojtur, por pavarësisht mungesave, ishte edhe lodhja fizike… Rexhinaldo, sakaq, u bashkua vetëm sot me ne dhe gjendja e tij fizike nuk ishte e mirë. Krijoi raste plot, por pikërisht aspekti fizik ndikoi që të mos ishte produktiv”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *