CR7 “zbulon” pasuesit, përfshin edhe Nejmarin

0

Kristiano Ronaldo e di mirë se asgjë nuk është e përjetshme, kështu që së fundmi ka “zbuluar” se kush mund të jenë pasuesit e tij dhe të Leo Mesit si më të mirët në botë.

Sulmuesi i Real Madridit, i cili në mesjavë u shpall sulmuesi dhe lojtari më i mirë në kontinent nga UEFA në ceremoninë e zhvilluar në Nion të Zvicrës, është pyetur nga gazetarët për lojtarët të cilët i sheh si mëtues të çmimeve individuale në të ardhmen. Në përgjigjen e tij ai ka përfshirë edhe ish-rivalin e tij në kampionatin spanjoll, Nejmar.

“Kjo është një pyetje shumë e mirë. Shoh disa lojtarë me potencial: Asensio, Mbape, Nejmar, Dembele, Hazard, Rashford dhe disa të tjerë. Në brezin e ardhshëm ka të paktën dhjetë lojtarë me potencial shumë, shumë të madh”, – ka thënë 32-vjeçari. Saktë, apo jo?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here