Chiellini akuzon hapur dhe qartë: Vjet e vodhën Topin e Artë, Ronaldon se la vetë Reali

Polemika të mëdha vazhdon ta shoqërojnë Topin e Artë dhe pas ndarjes së çmimeve. Këtë herë ështëvetë Chiellini që shprehet se në vitin e shkuar ka ndodhur edhe vjedhja e madhe e këtij trofeu, pasi sipas tij, Modriç nuk e meritonte. Madje akuzat shkojnë direkt për Realin e Madridit, që sipas mbrojtësit të Juventusit, bënë ndikimin e tyre që Ronaldo të mos ia dilte.

“Mesin e fitoi Topin e Artë këtë vit, në rregul. Por vjedhja e vërtetë ndodhi vitin e kaluar, pasi Reali vendosi që Cristiano nuk duhej ta fitonte Topin e Artë. Ishte e çuditshme. Ndoshta vitin e kaluar, Grizman, Pogba apo Mbape duhej ta kishin fituar se bënë gjëra të mëdha në Kupën e Botës. Zgjedhja e Modriç nuk kishte fare kuptim atje”, ka thënë Chiellini. /Sport Ekspres/