Çfarë tregoi dhe çfarë po shohim? Java e 16-të edhe me llogari ndryshe!

0

E 16-ta në Kategorinë e Parë ndoshta mund të quhet edhe java e të papriturave, jo vetëm për rezultatet që u shënuan, por edhe për mënyrën se si disa skuadra arritën deri aty. Dhe kjo “valle” nuk përfshiu skuadra që kërkojnë vetëm kreun e renditjes, por edhe ato që kërkojnë mbijetesën në këtë kategori, çka nënkupton se në fazën e tretë do të kemi “valle” të tjera nga zona e krahina të vendit tonë, si kjo me “melodinë” e javës së 16-të.

Në Grupin A të gjitha rezultatet erdhën natyrshëm në logjikën e lojës, dhe këtu nuk ka asgjë për tu cekur, por në Grupin B duket se llogaritë dhe aleancat kanë nisur të zbulohen, si ajo e së shtunës në Kavajë. Ishte një përmbysje e “çmendur” e Besës ndaj Egnatias, kryesisht në pjesën e dytë, sepse në të parën kavajasit dukeshin si të mpirë në rrugën drejt golit. Por drejtuesit rrogozhinas kanë kritikuar tifozët për debatet në rrjetet sociale, ndërsa humbja pë ta mbetet në vazhdsimësinë e ngjitjes!

Në këtë grup, Tomori ka marrë një fitore në ekstremin e ndeshjes me Apoloninë, dhe këtu është e vështirë të thuash se pati ndonjë aleancë mes tyre, por llogaritë e beratasve dolën për hajër, pa përjashtuar arbitrimin e kontestuar “non stop” gjatë ndeshjes. Po kështu edhe tri pikët e Bylisit në Pogradec, ku liqenorët luajtën si të “dehur” nga aroma e naftës së ballshiotëve. Ndeshjet e tjera në këtë grup ishin për revansh, sepse pozicionet e skuadrave e bënin të domosdoshëm tri pikëshin për skuadrat vendase.

Java e 17-të nis të shtunën më 16 shkurt, dy ditë pasi skuadrat të kenë festuar Shën Valentinin, por jo në fushën e lojës!

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË – Java 16

GRUPI A / REZULTATET
Të shtuën 9 shkurt 2019
Veleçiku-Erzeni           3-1
Burreli-Korabi             1-0
Të dielën 10 shkurt 2019
Vllaznia-Shënkolli       3-0
Besëlidhja-Vora          1-0
Dinamo-Iliria               2-0

GRUPI B / REZULTATET
Të shtuën 9 shkurt 2019
Besa-Egnatia               3-2
Lushnja-Elbasani        3-1
Oriku-Turbina             3-2
Të dielën 10 shkurt 2019
Tomori-Apolonia         3-2
Pogradeci-Bylis            0-3

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.