Çfarë trajneri i rrallë! Jurgen Klop i heq kapelen Llallana-s, këta janë të pamposhturit

Padyshim që Jurgen Klop është një nga trajnerët më të mirë në botë aktualisht. Nuk ka ndërtuar një ekip, por një “përbindësh” që nuk di të thyhet, sidomos në “Anfield Road”. E vetëm për ta imagjinuar sesi ishte Liverpuli para se të mbërrinte Klop dhe në çfarë ekipi është shndërruar.

Në ditën e sotme arrin të mposht Evertonin në derbi me një formacion të dytë dhe ku i është besuar të rinjëve. Të gjithë japin maksimumin e tyre, fuqia e Klopit është që edhe një lojtar i akademisë të shfaqet si i madh për kundërshtarin.

Madje një i tillë do të vendoste takimin ndaj Evertonit, Jones. Menjëherë pas ndeshjes tekniku gjerman ka shkuar dhe i ka hequr kapelen Llallanas për performancës fantastike të bërë ndaj Evertonit. /Sport Ekspres/