Çfarë pritet në Superiore? Partizani ka marrë më shumë leksione, Kukësi do të “gënjejë veten” me ndeshjen direkte

0

Nga Klaudio Ndreca

Pandemia e Koronavirusit mund të thuhet se ka qenë një moment i vështirë për të gjithë ne, por nga ana tjetër është ndaluar edhe futbolli në vendin tonë. Kështu disa klube që po zhgënjenin tërësisht në këtë kohë, kishin mundësinë për të reflektuar.

“Kush jemi dhe ku po shkojmë?”. Te Partizani nuk kanë ditur t’i japin ende përgjigje asaj pyetje të dytë. Ndërkohë që Skënder Gega i shpalli kampion dhe rriti pritshmëritë për një projekt të nisur dhe që do të ishte afatgjatë, për dominimin e të kuqëve në elitën e Superiores.

Pra kjo pandemi ka ndihmuar shumë për të bërë paksa reflektim. E kush më tepër se Partizani ka nevojë për një gjë të tillë? Ajo që pritet është që lojtarët e kuq të jenë më të karikuar dhe entuziast për fanellën që mbajnë veshur.

Nga ana tjetër kemi Kukësin që ndodhet në vendin e dytë dhe 9 pikë larg Tiranës. Duke parë ndeshjet e fundit të bardhebluve me Egbon, është e pamundur që të shpresohet titulli kampion. Por ashtu siç e ka shprehur edhe vetë trajneri Orges Shehi, për të janë vetëm 6 pikë larg sepse e quan fituar ndeshjen direkte ndaj Tiranës. E këtu duhet të theksohet fakti se përballjet mund të fitohen vetëm në fushën e lojës, ndërsa llogaritë matematikore, nuk duhen bërë në këtë mënyrë. Megjithatë kjo shërben si forma për t’i mbajtur ende lojtarët në entuziazmin e titullit kampion… /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.