Plas te Werderi/ “Çfarë do Milot Rashica në fushë?”, figura e njohur kritikon rëndë: Fryhet si kaposh!

Nga Klaudio Ndreca

Werder Bremen po përjeton një nga momentet më të errëta të viteve të fundit, teksa do të luftojë për mbijetesën në Bundesligë. Nuk ishte vetëm një krizë që zgjati për disa ndeshje, por fati i një sezoni. Tashmë edhe vetë lojtarët duket se e kanë braktisur skuadrën, teksa shumë prej tyre janë duke menduar largimin dhe ekipin e ri që tani.

Kjo sjellë edhe “kryqëzimin” e yjeve dhe futbollistëve që mbajnë peshën kryesore. Te Werder Bremen në shumë raste ishte Milot Rashica që e nxirrte ekipin nga momenti i keq për të shënuar gola të nxjerra nga hiçi. Figura e njohur e futbollit në Gjermani, Mario Basler, mendon se dalja e emrave si Leipzig, Dortmund dhe Liverpul për Rashicën, ka bërë që të harrojë tërësisht se është te Werder Bremeni dhe kjo ka sjellë që të ketë 10 ndeshje radhazi në kampionat pa shënuar.

“Ndoshta ka nisur që tani Rashica të mendoj për një klub tjetër në kokën e tij. Kjo është vërtet shumë irrituese. Kur e shikoj duke ecur përreth, fryhet si kaposh, edhe nëse është një fubollist i shkëlqyer. Ndonjëherë e pyes veten se çfarë kërkon në fushën e lojës”, tha Mario Basler për “Sport1”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online