Çështja për “Air Albania” merr fund, Partizani për derbin: Kryeqyteti ka vetëm një ngjyrë!

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në “Air Albania”. Pavarësisht disa diskutimeve të fundit se ende nuk kishte ardhur zyrtarizimi dhe ndeshja rrezikonte të luhej në një tjetër stadium, tashmë është e qartë.

Vetë faqja zyrtare e të kuqëve ka publikuar axhendën e takimit që do të zhvillohet të premten në 13 dhjetor dhe në orën 19:00. Gjithashtu nuk kalohet edhe pa një thumbim të vogël teksa në foto shkruhet: “Kryeqyteti ka vetëm një ngjyrë”, duke iu referuar asaj të kuqe. A do të vazhdojë e njëjta histori në derbi apo do të kemi një kthesë? Mbetet të presim! /Sport Ekspres/