Bylis merkato në Superiore, afrimi i fundit

0

Bylis do të tentojë rikthimin në Superiore këtë edicion. Klubi ballshiot po punon më merkato për të ndërtuar një ekip sa më cilësor. Skuadra jugore po tenton që të marrë ndonjë element cilësor nga Superiorja.

“SportEkspres.com” mëson se me skuadrën e Bylist është bashkuar ish-lojtari i Kamzës, Alfred Zefi. 26-vjeçari duket se ka pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit e Bylisit dhe në edicionin e ri me shumë gjasa do të jetë pjesë e projektit për t’u ngjitur në Superiore.

Për Zefin do të jetë hera e parë që provon një aventurë në Kategorinë e Parë, pasi në të shkuarën ka luajtur vetëm në Superiore, me Laçin, Korabin dhe Kamzën. Zefi ka mjaft eksperiencë dhe shihet si një përforcim me shumë vlerë për skuadrën jugore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.