“Bir ku*ve”! Media zbulon belbëzimin e Ronaldos për Sarrin, por portugezi është ikonë e paprekshme

Kristiano Ronaldo vazhdon të shkaktojë telashe dhe problematika te Juventusi, ndërsa u zëvendësua për të dytën herë radhazi nga trajneri Sarri. Faktikisht ylli portugez nuk e ka përjetuar shpesh këtë ndjenjë në gjithë karrierën e tij, por me guximin e madh të trajnerit të bardhezinjëve, ndodh e njëjta gjë dy herë rresht.

Në ndeshjen ndaj Milanit ka ardhur edhe shpërthimi, duke u larguar pa u mbyllur ndeshja. Një sjellje e tepruar e Ronaldos, ndërsa “Daily Mail” ka zbuluar edhe belbëzimin e portugezit kundrejt trajnerit: “Bir ku*ve”.

Juventusi nuk ka vendosur asnjë gjobë kundrejt lojtarit, por duhet të kërkojë vetëm falje para lojtarëve që i braktisi. Ndërkohë një rregull tjetër mund që Ronaldo ta pësonte edhe me 2 vite pezullim nga Seria A, pasi kryhen edhe testet antidoping në përfundimin e ndeshjes. /Sport Ekspres/