Besës i ikën Duka, Deliallisi del në stërvitje

0

Kavajasit ndjehen një skuadër totalisht e transformuar për numrin e lartë të largime-afrimeve në këtë muaj të parë të vitit 2018. Mund të largohet edhe Veton Shabani, që nuk duket në stërvitje

Fatmir Efica

Pak para se të niste seanca e djeshme e stërvitjes kemi takuar në aneksin stërvitor trajnerin e Besës, Bledar Sinella. Tekniku na konfirmoi edhe lëvizjet më të fundit. Ikjen e mesfushorit kavajas Mirel Duka e thuajse plotësimin “kokë për kokë” të këtij largimi me ardhjen e mesfushorit durrsak Alfred Deliallisi, i cili ka mbyllur eksperiencën e tij më të fundit me Erzenin. Prezantimi i Deliallisit u bë në seancën e djeshme. Drejtuesit ndërkohë u bënë të qartë futbollistëve edhe futjen nga sot në një regjimin e ri që do të startojë në lidhje me stërvitjet e tyre. Konkretisht ngarkesat stërvitore të kësaj periudhe dimërore janë shumë të rëndësishme për futbollistët, veçanërisht për të ardhurit rishtas, për të mos u përsëritur gabimet e verës së kaluar.

TË LARGUAR – Duket një “tabor” i gjerë me emrat e futbollistëve të larguar. Konkretisht portierët Arjol Kaloshi e Marat Rexhepaj dhe futbollistët Ervis Kaja, Erand Hoxha, Emrush Kaloshi, Enea Isufi, Mario Morina, Xhino Ngjela, Aldo Dervishi dhe dje edhe Mirel Duka. Ndërsa, në pikëpyetje është vënë dhe kosovari 27-vjeçar Veton Shabani, për arsyen se nga data 5 janar që kanë nisur stërvitjet e deri dje ai nuk është paraqitur në ekip. Nëse nuk do të paraqitet te Besa brenda këtyre 2-3 ditëve edhe ky lojtar, pohohet  se do të jetë jashtë planeve të Besës së re.

TË AFRUAR – Me prezantimin dje të mesfushorit me përvojë Alfred Deliallisi, duhet thënë se dhe numri i lojtarëve të ardhur te Besa ka pësuar rritje thuajse çdo ditë. Madje, nga sa po shihet është një proces që nuk do të ndalet edhe në ditët në vijim. Konkretisht janë afruar në ekip portieri Festim Miraka, dy lojtarët nga Luftëtari Brixhild Brahimaj dhe Mikel Hoxha, dy kosovarët Bler Thaçi e Fatjon Bushati. Brenda kësaj jave mësuam se edhe qendërmbrojtësi shtatlartë durrsak Dejan Shehi do të jetë pjesë e skuadrës kavajase. Ky futbollist në gjysmën e dytë të kampionatit të kaluar pati luajtur e lënë përshytpje mjaft pozitive edhe në rolin e tij si mbrojtës, madje parti shënuar edhe dy gola gjatë sezonit të shkuar kur te Besa pati ardhur si i huazuar nga skuadra fqinje e Teutës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.