Bayern vuan mungesat nga dëmtimi, Flick projekton Dajakun për majën e sulmit

Rinisja e kampionatit në Bundesliga e gjen Bayernin me disa mungesa në majën e sulmit. Në krye të bavarezëve trajneri i ri Hansi Flick vjen më ide të reja për rigjenerimin e skuadrës duke i gjetur zëvendësimet brenda ekipit. Së fundmi nga mediat gjermane raportohet se Flick ika sytë nga akademia.

Katër lojtarë priten të vihen në dispozicion të trajnerit, mes të cilëve edhe Leon Dajaku. Sulmuesi me origjinë nga Kosova ka bërë debutimin e tij me Bayern në ndeshjen ndaj Wolfsburg në javën e tretë të dhjetorit duke luajtur jo më tepër se 60 sekonda. Megjithatë trajneri i besoi 45’ minuta të tjera sulmuesit në miqësoren me Nurnberg .

Kështu Dajaku shihet si alternative më e mirë për t’u rithirur në ekipin e parë për të qënë i gatshëm madje që në ndeshjen e javës që vvjen kundër Hertha Berlin. Kujtojmë që një besim i tillë u shpreh edhe ndaj Meritan Shabanit i cili u shit te Wolves në merkaton e verës. Me interes shihet edhe ecuria e Dajakut që është pjesë edhe e kontigjentit të Kombëtares së Gjermanisë./Sport Ekspres/