“Babi ja dola”/ Portieri 33 vjeçar debuton në Premier League, lot dhe përqafime pas fitores  

Priti 14 ndeshje dhe 33 vite që David Martin të debutante me ekipin e zemrës. I lindur në Londër, portieri kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës në ligën e dytë angleze. Në merakton e verës Martin përmbush një nga ëndrrat më të mëdha të jetës duke luajtur pikërisht me skuadrën dhe ngjyrat me të cilën është rritur, West Ham.

Të shtunën West  Ham luajti një ndeshje të vështirë në transfertë ndaj Chelsea. Në një derbi të kryeqytetit, skuadra e drejtuar nga Manuel Pellegrini arriti të mposht blutë e Lampard me rezultatin minimal 0-1. Hero i takimit ka qenë edhe David Martin, i cili ruajti portën e paprekur përgjatë 90 minutave.

Në fund, lotët e gëzimit dhe urimet e shokëve të skuadrës ishin ndjesia e mbrëmjes për portierin që realizoi debutimin e ëndrrave. Në shkallët e stadiumit e priste i ati, ku pas përfundimit të ndeshjes nuk kanë munguar përqafimi mes tyre. Me skuaadrën e West Ham edhe Alvin, babai i portierit 33 vjeçar, ka pasur një lidhje të ngushtë pasi ka qenë mbrojtës i skuadrës së qytetit.  Fitorja për West  Ham vjen pas tetë javëve humbje dhe barazime ndërsa blutë e Chelsesa shënojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *