Armiku më i madh i UEFA-s është presidenti i Francës, po punon kundër dhe do të mbyllë futbollin në Europë

Nga Klaudio Ndreca

UEFA e ka bërë të qartë qendrimin e saj në këtë periudhë pandemie dhe të Koronavirusit. Organizmi më i lartë i futbollit europian shprehet saktësisht se primare duhet të jetë mbyllja e kampionatit në fushën e lojës.

Në rastin se merret vendimi për mbylljen në tavolinë, atëherë justifikimi duhet të jetë shumë i fortë dhe pasi të jeni djegur të gjitha etapat e tjera. Kjo pasi UEFA ka ngritur një komision që do të merret në raste të veçanta me të gjitha shtetet që e kanë mbyllur kampionatin në tavolinë.

Pra duke rrezikuar Europën, pasi duhet të bindësh me arsye dhe fakte që ishte vendimi i vetëm që mund të ndërmerrej, nëse nuk zhvillohen dot të gjitha ndeshjet në fushën e lojës. Ndërkohë armiku më i madh i UEFA-s për tani është presidenti i Francës, Emanuel Macron. Pasi e bllokoi futbollin në vendin e tij, tanimë Macron kërkon një Europë të harmonizuar në këtë drejtim. Ai ka kërkuar nga ministri francez i sportit që të flasë me kolegët e tij në Gjermani, Itali dhe Spanjë, që t’i shtyjë për të marrë të njëjtin vendim dhe për të mos patur më futboll deri në shtator. /Sport Ekspres/